Samiti BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel, europianët i çojnë ftesë Osmanit - Gazeta Express
string(80) "samiti1-be-ballkani-perendimor-neser-ne-bruksel-europianet-i-cojne-ftese-osmanit"

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 12:48

Samiti BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel, europianët i çojnë ftesë Osmanit

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 12:48

Presidentja Vjosa Osmani nesër do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Bruksel.

“Me ftesë të institucioneve të BE-së, Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor”, ka konfirmuar për Gazetën Express këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.

Samiti do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa në takim do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Sipas BE-së, Samiti do të shërbejë si një mundësi për të demonstruar dhe rikonfirmuar forcën e marrëdhënieve strategjike mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe përfitimet që ato u sjellin qytetarëve.

Në përfundim të samitit do të miratohet Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement