Presidenti francez Emmanuel Macron ka hapur të hënën Samitin e OKB-së për Oqeanet në qytetin bregdetar të Nicës me një thirrje urgjente për mobilizim shumëpalësh në mbrojtje të deteve dhe biodiversitetit detar.
“Ndërsa toka ngrohet, oqeani po vlon,” ka paralajmëruar Macron, duke theksuar se “multilateralizmi është thelbësor” për përballimin e kësaj sfide. Ai tutje ka kërkuar një “partneritet të hapur” në fushën e shkencës dhe kërkimit për të mbrojtur oqeanet e botës.
“Klima dhe biodiversiteti nuk janë çështje opinioni, por fakte të vendosura shkencërisht,” ka thënë Macron.
Presidenti francez, po ashtu ka konfirmuar se traktati për Detet e Lira do të hyjë në fuqi pasi një numër i mjaftueshëm shtetesh e kanë ratifikuar atë, duke theksuar se 50 vende kishin dorëzuar ratifikimet “në orët e fundit” përpara hapjes zyrtare të konferencës.
Macron, gjithashtu ka bërë thirrje për një moratorium ndaj minierave në thellësi të oqeanit, të cilat i cilësoi si “një domosdoshmëri”.
aaaaa