Samiti në Hagë, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm Mark Rutte: Diskutuam për Durrësin dhe Samitin e 2027-ës - Gazeta Express
string(107) "samiti-ne-hage-rama-takon-sekretarin-e-pergjithshem-mark-rutte-diskutuam-per-durresin-dhe-samitin-e-2027-es"

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2025 13:52

Samiti në Hagë, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm Mark Rutte: Diskutuam për Durrësin dhe Samitin e 2027-ës

Shqiperi

Gazeta Express

24/06/2025 13:52

Kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të samitit të aleancës ushtarake që po mbahet në Hagë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë disa momente nga takimi me Rutte-n, duke e cilësuar atë si një “mik të çmuar”.

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte,” shkruan Rama krahas fotove të takimit.

Kryeministri ka bërë të ditur se bisedimet me Rutte kanë përfshirë disa tema me rëndësi strategjike, përfshirë angazhimet që rrjedhin nga Samiti i NATO-s, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, si dhe investimin e rëndësishëm në Portin e ri të Durrësit, ku NATO do të ketë një rol të posaçëm me terminalin ushtarak.

Gjithashtu, Rama tha se me Rutte diskutuan edhe për përgatitjet për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027.