Samiti në Bruksel për negociatat, Rama i "pret" shpresat: Një tjetër “Jo” - Gazeta Express
string(67) "samiti-ne-bruksel-per-negociatat-rama-i-pret-shpresat-nje-tjeter-jo"

Samiti në Bruksel për negociatat, Rama i “pret” shpresat: Një tjetër “Jo”

Shqiperi

Gazeta Express

21/06/2022 14:04

Ndërsa në ndajnë edhe dy ditë nga Samiti në Bashkimin Europian për negociatat, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë, përkatësisht me Kryeministrin Kovaçevski dhe Presidentin Vuçiç.

Përmes një postimi në rrjete sociale Rama duket pesimist, ndërsa ka shkruar se mesa duket BE-ja do të refuzojë sërish hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E kjo për shkak të Bullgarisë dhe çështjes së hapur që ka RMV-në.

Lexo Edhe:

Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!“, shkruan Rama.

Në lidhje me komentin e Ramës ka reaguar edhe deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshtisë për sanksionet kundër Rusisë, RMV është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon BE? Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë. Po sikur ta ndërtojmë BE tonë këtu pavaresisht një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?” – shkroi Tabaku.

/Express