Samiti i radhës i Brdo-Brijunit do të mbahet në Durrës të hënën, thotë Zyra e Presidentes sllovene - Gazeta Express
string(97) "samiti-i-radhes-i-brdo-brijunit-do-te-mbahet-ne-durres-te-henen-thote-zyra-e-presidentes-sllovene"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 13:42

Samiti i radhës i Brdo-Brijunit do të mbahet në Durrës të hënën, thotë Zyra e Presidentes sllovene

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 13:42

Samiti i radhës i Brdo-Brijunit do të mbahet në Durrës të Shqipërisë, të hënën, me pjesëmarrjen e presidentes sllovene Nataša Pirc Musar.

Këtë e bëri të ditur Zyra e Presidentes sllovene, sipas mediumit slloven “STA“, duke shtuar se takimi do të përqendrohet në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

“Udhëheqësit do t’i kushtojnë gjithashtu vëmendje të veçantë planit të BE-së për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor”.

Samiti Brdo-Brijuni është një nismë rajonale politike që synon të përshpejtojë procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të forcojë bashkëpunimin rajonal.

Samiti nisi në vitin 2010 nga Sllovenia dhe Kroacia dhe nisma mori emrin nga dy vendet ku u mbajtën takimet e para: Brdo pri Kranju në Slloveni dhe Brioni në Kroaci.

Vende pjesëmarrëse të këtij samiti janë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe dy vendet themeluese, Sllovenia dhe Kroacia, që janë anëtare të BE-së./Express/