Samiti i BE në Tiranë, rrugët që bllokohen nga sot në orën 14:00 - Gazeta Express
string(62) "samiti-i-be-ne-tirane-rruget-qe-bllokohen-nga-sot-ne-oren-1400"

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2022 9:15

Samiti i BE në Tiranë, rrugët që bllokohen nga sot në orën 14:00

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2022 9:15

Policia e Shtetit ka vendosur që të bllokojë 17 akse rrugore duke nisur nga dita e sotme me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor do të mbahet në Tiranë ditën e nesërme (6 dhjetor).

Bllokimi i rrugëve nis që sot në orën 14:00 me 5 akset rrugore nga Aeroporti i Rinasit, Qafë-Kashar, ish-Sheshi Shqiponja, Unaza e Madhe, Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.

Lexo Edhe:

Në këto akse rrugore, brenda perimetrit të sigurisë do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, ndërsa do të lejohet vetëm lëvizja e banorëve të zonës. 

Prej ditës së sotme do të ndalohet edhe qarkullimi rreth zonës së stadiumit ‘Air Albania’ ku do të zhvillohet edhe samiti. Kjo zonë do të merret që sot në mbrojtje nga Policia e Shtetit.

Për pasojë do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.  

Të martën, bllokimi i akseve do të bëhet që në orën 07:30 të mëngjesit deri në përfundim të aktivitetit.

12 rrugë të tjera do të jenë në afërsi të qendrës së kryeqytetit, në perimetrin e sigurisë të vendosur nga autoritetet.

Të gjitha rrugët që përbëjnë perimetrin e sigurisë në 6 dhjetor, lëvizin në këmbë vetëm banorët
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”; Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”; Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium; Rruga “Dervish Hima”; Rruga “Asim Zeneli”; Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”; Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.= Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”; Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”; Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC; Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit; Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.

Rrugët ku ndalohet lëvizja me makina
Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor; Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti” deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.  Ndalohet lëvizja me automjete të tonazhit të rëndë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.

Hyrja e punonjësve dhe studentëve 
 Hyrja e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Themistokli Gërmenji”;
– Hyrja e punonjësve të AKSHI-së, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Jul Variboba”;
– Hyrja e punonjësve të Kryeministrisë, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës së “Elbasanit”;
– Hyrja e punonjësve të Kryesisë së Kuvendit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës “Ibrahim Rugova”;
– Hyrja e studentëve, do të bëhet në këmbë, nga rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi “Frederik Shopen” – rruga “Lek Dukagjini” – Universitet;
– Hyrja e gazetarëve vendas dhe të huaj të ftuar në samit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Abdyl Frashëri”, në drejtim të pallatit të Kongreseve.