Samir Zekiqi largohet nga Trepça - Gazeta Express
string(32) "samir-zekiqi-largohet-nga-trepca"

Sport

Gazeta Express

30/11/2022 21:58

Samir Zekiqi largohet nga Trepça

Sport

Gazeta Express

30/11/2022 21:58

Samir Zekiqi është larguar nga KB Trepça.

Klubi mitrovicas ka njoftuar këtë të mërkurë se ka ndërprerë bashkëpunimin me Zekqin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme, pas kërkesës së lojtarit.

Në njoftimin e “Xehetarëve” thuhet se Zekiqi ka kërkuar largimin për arsye personale.

Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Faleminderit Samir, Trepça është gjithnjë shtëpia jote!

Me marrëveshje të dyanshme dhe me kërkesë të vet lojtarit, kemi ndarë rrugët me Samir Zekiqin.

Samiri ka kërkuar largimin për arsye personale. Ai ka falënderuar klubin për përkrahjen e vazhdueshme, por ka vlerësuar se nuk mund ta jap kontributin që pritet prej tij. Klubi ka mirëkuptuar kërkesën e lojtarit dhe ne e kemi liruar.

Samiri ishte basketbollist i rëndësishëm i skuadrës sonë. Ka dhënë kontribut në  sukeset e dy viteve të fundit e po ashtu në periudha të mëhershme.

Samirit i dëshirojmë suksese në karrierë dhe në jetë. Ai gjithnjë do të jetë një nga ne.

Trepça do të jetë gjithnjë shtëpia e tij”. /Gazeta Express/