Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është i ftuar në “Pressing” të T7, të mërkurën.
Ai ka thënë se Sami Lushtaku edhe në vitin 2021 ishte kundër tij dhe pro Driton Ajazit.
Sipas tij, Sami Lushtaku ka thirrur njerëz në telefon duke iu thënë se “Ramizi e ka dërgu në Hagë Hashimin.
“Sami Lushtaku me katër veta telefona prej restorantit bashkë me Mihanen, Mihanja i ka thirr gratë e Samia burrat, ju ka thënë Ramizi e ka çu Hashimin ne Hagë votone Dritonin”, ka thënë Lladrovci.
Ai ka thënë se nuk e ka mbështur Bekim Jasharin në zgjedhjet në Skenderaj, por e do më shumë Jasharin sesa Lushtakun. /Gazeta Express