Sami Lushtaku takon qytetarët në Qirez, Baks dhe Kllodernicë: Mbështetja e madhe motiv për fitoren më 12 tetor - Gazeta Express
string(108) "sami-lushtaku-takon-qytetaret-ne-qirez-baks-dhe-kllodernice-mbeshtetja-e-madhe-motiv-per-fitoren-me-12-tetor"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 21:36

Sami Lushtaku takon qytetarët në Qirez, Baks dhe Kllodernicë: Mbështetja e madhe motiv për fitoren më 12 tetor

Lajme

Gazeta Express

27/09/2025 21:36

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vazhduar fushatën zgjedhore me takime në fshatrat Qirez, Baks dhe Kllodernicë, ku ishte i shoqëruar edhe nga kandidatët për asamble nga këto nëndegë.

Ai ka deklaruar se mbështetja dhe entuziazmi i treguar nga qytetarët janë dëshmi e besimit që kanë në vizionin e tij politik.

“Rruga jonë politike është ndërtuar me besimin e madh të njerëzve dhe ky besim do të konkretizohet me qeverisje të mirë e zhvillimore në Skenderaj. Mbështetja aq e madhe e qytetarëve në këto tubime na jep forcë dhe motiv për të vazhduar rrugën tonë të përbashkët drejt fitores së madhe të 12 tetorit”, ka theksuar Lushtaku.