Kandidati i PDK-së për kryetar të Skënderajt, Sami Lushtaku, ka takuar sot pensionistët, mësimdhënësit e punëtorët arsimorë të fshatit Runik.
Ai ka shkruar se përkrahja e tyre për zgjedhjet e 12 tetorit është forcë dhe motiv për PDK-në.
Postimi i plotë:
Sot, në Runik, zhvilluam disa takime të veçanta me pensionistë, qytetarë, mësimdhënës dhe punëtorë arsimorë, njerëz të nderuar që me punën, përkushtimin dhe besimin e tyre përbëjnë themelet e forta të komunitetit tonë në Runik e më gjerë.
Përkrahja e qytetarëve këtu në Runik është forcë e madhe dhe motiv për ne, kurse puna jonë përmes realizimit të projekteve është garanci se së bashku do të ndërtojmë një të ardhme edhe më të mirë për Runikun dhe për gjithë Skenderajn.
#VazhdojmëPërSkenderajn
#PDK191
SL