Kandidati për kryetar të Skënderajt, Sami Lushtaku, thotë se sot pati kënaqësinë të takojë nga afër banorët e lagjes 5, pensionistë të qytetit si dhe mësimdhënës e bujq në Likofc.
“Me ta zhvilluam një bashkëbisedim të hapur e të frytshëm, ku u ndanë ide, kërkesa dhe sugjerime që do të na ndihmojnë në realizimin e projekteve të reja për komunën tonë”, informon Lushtaku.
“Çdo zë i qytetarëve tanë është vlerë e shtuar për punën tonë të përbashkët drejt një Skenderaj më të zhvilluar, më modern dhe më afër qytetarëve”, është shprehur ai.
Postimi i plotë: