Sami Lushtaku, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Skenderajt, ka njoftuar se ka takuar banorët e fshatrave Klinë e Poshtme, Runik dhe Izbicë.
Ai ka thënë se është kënaqësi kur dëgjojnë fjalë të mira për ta nga qytetarët që janë të kënaqur me punën e deritanishme të PDK’së.
Postimi:
Sonte takuam banorët e fshatrave Klinë e Poshtme, Runik dhe Izbicë.
Është kënaqësi e madhe për ne kur dëgjojmë fjalë të mira nga qytetarët të cilët janë të kënaqur me punën e deritanishme të Partisë Demokratike të Kosovës, prandaj u dakorduam që së bashku të vazhdojmë qeverisjen zhvillimore edhe pas 12 tetorit.
Faleminderit të gjithë banorëve për vlerësimin, fjalët e mira dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj nesh.
#vazhdojmëpërskenderajn
#PDK191
SL