Sami Lushtaku: Skënderaj s'bëhet kurrë me ata që përçanë e që Kosovës i sollën sanksione e prishje me aleatë - Gazeta Express
string(106) "sami-lushtaku-skenderaj-sbehet-kurre-me-ata-qe-percane-e-qe-kosoves-i-sollen-sanksione-e-prishje-me-aleate"

Lajme

Gazeta Express

05/10/2025 22:50

Sami Lushtaku: Skënderaj s’bëhet kurrë me ata që përçanë e që Kosovës i sollën sanksione e prishje me aleatë

Lajme

Gazeta Express

05/10/2025 22:50

Sami Lushtaku ia ka “kthyer” brenda ditës akuzat që Albin Kurti ia ka bërë këtij të parit.

Kurti, duke tentuar t’i ndihmojë kandidatit të partisë së tij në Komunën e Skenderajt, ka sulmuar Sami Lushtakun.

Kurti, pa përmendur emrin e tij, iu është referuar Lushtakut si “multi-milioner” dhe ka thënë se është “ish-komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit”.

“Në Skenderaj pushteti aktual nuk ka as program e as ide. Pabarazitë në Skenderaj, me multi-milionerin ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e madhe e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë kontribuesve për çlirim të Kosovës, liri të popullit dhe shtet të pavarur. Funksionet publike janë për shërbim me përkushtim e jo për pasurim me sundim”, deklaroi Kurti.

Lidhur me këto akuza ka reaguar Lushtaku, i cili e ka quajtur demagog Kurtin dhe ka thënë se Kosovës i solli vetëm përçarje e sanksione nga ndërkombëtarët.

“Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që Kosovës i sollën vetëm përçarje, sanksione ndërkombëtare e prishje me aleatët tanë ndërkombëtarë, ShBA-të e BE-në, me të cilët Hashim Thaçi e Ushtria Çlirimtare e Kosovës krijoi miqësi nga malet e Kosovës në vitin 1998”, deklaroi Lushtaku.

“Skenderaj si gjithmonë demagogëve ju thotë JO!”