Sami Lushtaku mbyll fushatën në Skenderaj: Faleminderit për përkrahjen dhe besimin - Gazeta Express
string(81) "sami-lushtaku-mbyll-fushaten-ne-skenderaj-faleminderit-per-perkrahjen-dhe-besimin"

Zgjedhjet

Gazeta Express

10/10/2025 20:04

Sami Lushtaku mbyll fushatën në Skenderaj: Faleminderit për përkrahjen dhe besimin

Zgjedhjet

Gazeta Express

10/10/2025 20:04

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, ku është pritur nga një numër i madh qytetarësh.

Në një postim në Facebook, Lushtaku ka falënderuar banorët e Skenderajt për përkrahjen dhe besimin e vazhdueshëm, duke theksuar se kjo mbështetje është motiv për të vazhduar rrugëtimin politik.

“Faleminderit Skenderaj për përkrahjen, besimin dhe pjesëmarrjen e sontme në tubimin përmbyllës të fushatës sonë! Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar Lushtaku, duke shoqëruar mesazhin me moton e tij zgjedhore #VazhdojmëPërSkenderajn dhe #PDK191.