Sami Lushtaku emocionohet nga nëna e dëshmorit në Ticë: Nuk është lehtë për mua… - Gazeta Express
string(79) "sami1-lushtaku-emocionohet-nga-nena-e-deshmorit-ne-tice-nuk-eshte-lehte-per-mua"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2026 19:41

Sami Lushtaku emocionohet nga nëna e dëshmorit në Ticë: Nuk është lehtë për mua…

Lajme

Gazeta Express

16/05/2026 19:41

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me disa bashkëpunëtorë sot ka bërë homazhe në Ticë.

Aty, Lushtaku ka takuar disa qytetarë, dhe i njëjti, gjatë takimit me ta është emocionuar teksa ka biseduar me nënën e njërit prej dëshmorëve.

‘’Familjet që i kanë dhanë shumë luftës së UÇK’së, na ishalla dina me e rujt këtë gjak, sakrificë e këtyre familjeve, por edhe familjeve që sot nuk janë këtu, por që i kanë dhanë venit të vet shumë. Nuk është lehtë për mu, por besoj edhe për secilin kur vjen e sheh një nanë këtu, motër, vëlla por ishalla na dina me respektu dina me i rujt vlerat dhe krejt atë kontribut që e kanë dhanë. Lavdi iu qoftë’’, ka thënë Lushtaku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement