Përfaqësuesi i VV’së në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se është kundër certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Unë jam kundër certifikimit të subjektit politik Lista Serbe derisa nuk shihen të gjithë anëtarët e saj ku kanë pozita dhe cilat pozita i mbajnë në institucionet e Serbisë dhe në institucionet paralele në Kosovë”, ka thënë ai. /GazetaExpress/