Salvini bojkoton “Nutella”-n, pasi zbulon se prej cilit vend i marrin lajthitë


Gazeta Express
6 Dhjetor 2019 23:55

Një nga markat më të njohura italiane është “Nutella”, çokokremi i famshëm me shije lajthish.

Por Mateo Salvini, drejtuesi i Lega Nord, i cili ka marrë shpeshherë vëmendjen e mediave për deklaratat e forta nacionaliste e kundër të huajve, ka disa herë foto me Nutella, për të treguar krenarinë ndaj produktit italian.

Por kohët e fundit, politikani ka ndryshuar mendje dhe ka thënë se nuk do ta konsumojë më, pasi ka zbuluar se lajthitë i kanë importuar nga Turqia, në vend që të përdorin ato italiane.

Te fundit


Kthehu lart