Salianji: Sali Berisha po minon demokracinë, vendimet e SHBA duhen pranuar ashtu si janë - Gazeta Express
string(86) "salianji-sali-berisha-po-minon-demokracine-vendimet-e-shba-duhen-pranuar-ashtu-si-jane"

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2021 20:08

Salianji: Sali Berisha po minon demokracinë, vendimet e SHBA duhen pranuar ashtu si janë

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2021 20:08

 “Sali Berisha po minon demokracinë”, ky ka qenë qëndrimi i deputetit demokrat Ervin Salianji, teksa ishte i ftuar në “Radarin Informativ”.

Salianji e ka konsideruar SHBA si një arbitër që është pranuar dhe vendimet duhet të konsiderohen si të mirëqena si në të mirë si në të keq.

Lexo Edhe:

Deputeti demokrat mes të tjerash ka hedhur akuza ndaj Berishës duke thënë se ai po cënon elementet e demokracisë në vend që ai vetë në të shkuarën ka kontribuar për t’i ndërtuar në Shqipëri.

“Fakti që ka një vendimmarrje të qartë, përgjigja është e qartë. Vendimi flet në këtë rast. Është artikuluar qartë kur pranohen si arbitër SHBA. E pranon edhe për Penallti dhe për Karton të Kuq. Padiskutim Basha po provon që po tenton të minojë demokracinë. Nuk po e minon demokracinë Sali Berisha ? Plotësisht. Të gjithë trashëgimia e Berishës, po dëmtohen tani. A është i korruptuar do e shikojmë. Minues i demokracisë. Absolute me qëndrimet publike të tij. Duke tentuar të minojë opozitarizmin dhe elementëve të demokracisë opozita. Dua të shoh nga e ardhmja.” tha Salianji.