Salianji- ministrit: Të kishim shpallur në kërkim, Çuçi: Do të reformojmë Policinë Kriminale - Gazeta Express
string(88) "salianji-ministrit-te-kishim-shpallur-ne-kerkim-cuci-do-te-reformojme-policine-kriminale"

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2022 11:21

Salianji- ministrit: Të kishim shpallur në kërkim, Çuçi: Do të reformojmë Policinë Kriminale

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2022 11:21

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi për krimin e organizuar në vend, trafikimin e emigrantëve dhe ndërtimet pa leje.

Salianji e nisi fjalën e tij duke vënë në dukje se ministri “është shpallur në kërkim prej një muaji”, pasi nuk ka qenë më herët i gatshëm për interpelancë.

Lexo Edhe:

“Të kemi shpallur në kërkim ka një muaj, të kërkon komisioni, ju kërkojmë në interpelancë po nuk ju kapim, jeni bërë si policia me krimineleët. Situata e kriminalitetit është e rënduar.

Pa diskutim cilido ndeshet me pafuqinë e drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe kjo reflektohet tek policët e thjeshtë për të goditur krimin. E kam kërkuar këtë interpelancë kur Shqipëria ishte në dhunën e krimit. Ngjarjet kriminale po vazhdojnë në mënyrë të përditshme nga grupe të sofistikuara tashmë dhe që polici i gjen vetëm kur i lajmërojnë se kanë ndonjë problem me njëri-tjetrin.

Po e nis me trafikun illegal dhe të paligjshëm të shqiptareve që mbushën gazetat kryesore gjatë verës. Qeveria nuk pati asnjë reagim për të çuar para përgjegjësisë trafikantët.

A ka plan qeveria për të luftuar krimin dhe paligjshëmërinë? A ka policia një objektiv të shkruar mbi të cilin duhet të punojë për të arritur objektivat?”, tha Salianji.

Ndërkohë ministri Çuçi nga fotltorja e Kuvendit ka thënë numri i vrasjeve me dashje ka rënë, në krahasim me para 10 vitesh. Ai tha se për këtë ndryshim duhet falenderuar policia.

“Jam lodhur për të gjetur statistika para 2013. I kemi çuar në 3168 ndëshkimet. Le të vijmë tek numri i vrasjeve me dashje. Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2007 ishin 105 viktima. Në 2011 kishte 142 viktima. Ndërsa në 2014-2018 ranë vrasjet. Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Shikoni çfarë ndryshimi. Janë statistika jo opinion. Kemi dhe 8 mujorin tani 36 vrasje me dashje me 41 viktima. E kemi gjetur në 2012 më 126 dhe tani kemi 61 më shumë se përgjysmuar. Plagosjet e rënda i gjetëm 163 raste në vitin 2013 dhe i ulëm me 140 raste në 2021. Vjedhjet me pasojë vdekjen i gjetëm 6 dhe 0 në vitin që kaloi”, tha Çuçi.

Ministri tha se objektivi kryesor në luftën kundër krimit të organizuar është edhe reformimi i policisë kriminale.

Këtu sa i takon rezultateve besoj se kemi pasur vlerësime, raporti i BE thotë që Shqipëria ka bërë përparim të mirë në luftën kundër krimit të organizuar.

Objektivat: Ulja e kërcënimin dhe ndikimit të krimit të organizuar. Kjo do bëhet me reformimin e policisë kriminale, po identifikohen pikat e forta e të dobëta për formën e organizimit të saj.

Kjo reformë është nervi kryesor që përshkon cdo objektiv të MB, tkurrja e qelizave të policisë kriminale në nivel vendor, specializimi për luftën kundër krimit të organizuar.
ndoshta adresimi ndaj krimit të organizuar të mos jetë ai i duhuri e qështë nevojë emergjente për reformimin e policisë kriminale.

Me zhvillimin e policisë shkencore, për zbulueshmërinë e krimeve, dhe ky institut është një proces transformimi e shpejt do operojë me kapacitetet nga më të sofistikuara.
Trendi i zbulueshmërisë është gjithmionë në rritje.

Sot kemi 17 skuadra të përbashkëta hetimor me vende të ndryshme të BE.
Rezultatet kanë nisur të flasin në 8 mujorin e 2022 janë proceduar penalisht 258 punonjës poolicie e janë arrestuar 116 syresh. Shikoni cfarë ndryshimi në këtë aspekt”, tha Çuçi.

Mes të tjerash Çuçi u ndal te masat e marra ndaj emigracionit të paligjshëm.

Sa i takon çështjes së emigracionit, Ministria e Brendshme ka marrë masa të shumta si nga jashtë, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha vendet e destinacionit me të cilat shkëmbimi i informacionit është në nivelet më të larta historike, ashtu edhe nga brenda nëpërmjet forcimit të regjimit të kontrollit në kufi nga ana e Policisë Kufitare, zhvillimit të fushatave ndërgjegjësuese me kategorinë e personave në risk si dhe studimit dhe trajtimit të shkaqeve burimore të migracionit të parregullt.”, pohoi ministri.

/Gazeta Express