Salianji flet për çështjen “Babale”: Akuzohem për kallëzim të rremë, edhe pse s’kam bërë padi - Gazeta Express
string(88) "salianji-flet-per-ceshtjen-babale-akuzohem-per-kallezim-te-rreme-edhe-pse-skam-bere-padi"

Salianji flet për çështjen “Babale”: Akuzohem për kallëzim të rremë, edhe pse s’kam bërë padi

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2022 22:52

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur në lidhje me shtyrjen e gjyqit të tij sot për çështjen “Babale”, e cila u hap pas tre vitesh në Apel.

I ftuar në “Open”, Salianji deklaroi se procesi është politik dhe shtoi se nuk u bë kurrë drejtësi për shkak se nuk u gjetën lidhjet që do të çonin tek drejtues të lartë të ministrisë.

Lexo Edhe:

Deputeti shtoi se drejtues të lartë të policisë, i kanë dhënë para një kontingjenti të policisë të dënuar më shumë se 7 herë, për ta përdorur si instrument për të thënë që ai ka imituar zërin.

Ai tha se akuzohet për kallëzim të rremë, ndërkohë që diçka të tillë nuk e ka bërë. Ndërsa përsa i përket lidhjeve me personazhet e përfshira, deputeti demokrat tha se nuk i njeh e për pasojë nuk ka si të “sajojë” një kallëzim të rremë për persona që nuk i ka takuar kurrë.

Është një proces politik që nga interesi publik e ka prodhuar pasojën e vet, një person i dënuar me 7 vite që jetonte i lirë në Shqipëri arriti të shkonte në burg sapo bëra denoncimin.

Nuk u bë drejtësi e plotë se nuk duhej lejuar të largohej për të gjetur lidhjet që do të çonin tek drejtues të lartë të ministrisë. Ajo që ndodhi më pas nga përgjimet, drejtues të lartë të policisë, jepnin para një personi të kapur një kontingjenti të policisë të dënuar më shumë se 7 herë, për ta përdorur si instrument për të thënë që ai ka imituar zërin.

Në gjyq ka dalë edhe një emër tjetër, Agron Hyseni që është futur nga policia dhe prokuroria për të thënë që është ai që ka imituar zërin.

Akuzohem për kallëzim të rremë që as kallëzim nuk kam bërë. Është një proces i paimagjinueshëm. Nëse gjejnë një lidhje timen me të dy personazhet… si mund të kesh një kallëzim të rremë me persona që nuk i njeh dhe nuk i ke takuar kurrë?”, u shpreh Salianji.