Salianji: Berisha ka qenë mbështetësi kryesor i masakrës zgjedhore - Gazeta Express
string(65) "salianji-berisha-ka-qene-mbeshtetesi-kryesor-i-masakres-zgjedhore"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2021 21:52

Salianji: Berisha ka qenë mbështetësi kryesor i masakrës zgjedhore

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2021 21:52

Për deputetin Ervin Salinji, Partia Demokratike nuk duhet të trajtohet si një pronë nga kryetari apo të tjerët.

Në një intervistë për RTV Ora, Salinaji tha se nisma e Berishës është e gjitha një tollovi, pasi ai i ka 6000 vota që i ka marrë, por PD ka mbi 600 mijë votues.

Salianji: Nuk duhet që PD-ja të trajtohet si një pronë, sepse i kam edhe unë 5200 firma dhe ju ftoj që të vini t’i verifikoni. Do tu jap unë emrat dhe t’i verifikojmë. Unë i nxjerr me njerëz kryesinë në Korçë, këta thotë se nuk janë. Këtu nuk kanë faj delegatët, por e kemi me ata që i keqpërdorin delegatët. Kjo është e gjitha një tollovi. Minimalisht Berisha ka 6000 votues që i ka marrë, por PD ka mbi 600 mijë votues.

Salianji shtoi se kreu i PD-së duhet të ikë në zgjedhjet e para që humb, por kur janë të  lira dhe të ndershme.

Salianji: Kreu i PD-së duhet të ikë në zgjedhjet e para që humb, por kur janë të  lira dhe të ndershme. Nëse ka një masakër zgjedhore, duhet të merrmi me këtë. Mbështetësi i parë dhe kryesor i kësaj masakre ka qenë Berisha. Nuk ka vetëm kryetari i partisë, por edhe krerët e degëve, që i kanë lënë njerëzit në baltë, që shkonte tani në Foltore dhe u duket si Faltore. Këtë nuk kanë përgjegjësi? Kanë përgjegjësi kryesore për humbjen.