Sali Rexhaj: Opozita të organizohet dhe të kandidojë Ramush Haradinaj për president - Gazeta Express
string(82) "sali-rexhaj-opozita-te-organizohet-dhe-te-kandidoje-ramush-haradinaj-per-president"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 22:49

Sali Rexhaj: Opozita të organizohet dhe të kandidojë Ramush Haradinaj për president

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 22:49

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Sali Rexhaj, ish-kandidat për deputet nga AAK në zgjedhjet e fundit, ka bërë një thirrje publike për opozitën.

I ftuar në emisionin “Kosova Live”, Rexhaj ka kërkuar nga liderët opozitarë që të organizohen dhe ta kandidojnë Haradinajn për president të vendit.

Ai u është drejtuar konkretisht kryetarit të Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe Bedri Hamza, duke theksuar se pavarësisht dorëheqjes nga udhëheqja e partisë, sipas tij, Haradinaj mbetet figurë “vitale” për Kosovën dhe me lidhje të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Rexhajt, në këtë fazë politike vendi ka nevojë për një figurë si Haradinaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement