Salahu s’e llogaritë Kloppin, thotë se Spalletti është trajneri më i mirë që e ka pasur - Gazeta Express
string(85) "salahu-se-llogarite-kloppin-thote-se-spalletti-eshte-trajneri-me-i-mire-qe-e-ka-pasur"

Sport

Gazeta Express

21/07/2025 16:19

Salahu s’e llogaritë Kloppin, thotë se Spalletti është trajneri më i mirë që e ka pasur

Sport

Gazeta Express

21/07/2025 16:19

Mohamed Salah ka deklaruar se ish-trajneri i Romës dhe përfaqësueses së Italisë, Luciano Spalletti, është “trajneri më i mirë” që ka pasur ndonjëherë në karrierën e tij.

“Kam përmirësuar shumë gjëra me të. Teknikisht dhe mendërisht,” tha sulmuesi i Liverpool-it për France Football, në një intervistë të transmetuar nga Gazzetta dello Sport.

“Ai më dha mundësinë të shpreh talentin tim dhe të rritem si lojtar.”

Salah shënoi 28 gola dhe dha 20 asistime në 62 paraqitje me Romën nën drejtimin e Spallettit, përpara se të transferohej te Liverpool për 42 milionë euro në verën e vitit 2017. Ai gjithashtu luajti për Fiorentinën në Serie A, duke e mbyllur eksperiencën italiane me 35 gola dhe 22 asistime në 81 ndeshje kampionale me Fiorentinën dhe Romën.

Spalletti, nga ana tjetër, e fitoi titullin kampion në Serie A me Napolin në sezonin 2022-23, gjashtë vite pas largimit nga Roma. Ai drejtoi kryeqytetasit në periudhën 2005–2009 dhe më pas sërish nga janari i vitit 2016 deri në verën e vitit 2017.

66-vjeçari u shkarkua si trajner i Italisë në qershorin e kaluar pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Gjatë periudhës së tij në pankinën e Azzurrëve, Spalletti udhëhoqi Italinë në 24 ndeshje: fitoi 12, barazoi 6 dhe humbi po aq.

Aktualisht është pa skuadër, ndërsa në krye të Italisë është emëruar Gennaro Gattuso./GazetaExpress/