Salah thotë se është i lumtur në Liverpool dhe shpreson të qëndrojë për shumë vjet në Anfield - Gazeta Express
string(93) "salah-thote-se-eshte-i-lumtur-ne-liverpool-dhe-shpreson-te-qendroje-per-shume-vjet-ne-anfield"

Gazeta Express

02/07/2020 10:57

Salah thotë se është i lumtur në Liverpool dhe shpreson të qëndrojë për shumë vjet në Anfield

Gazeta Express

02/07/2020 10:57

Mohamed Salah ka thënë se është duke e përjetuar një kohë plot lumturi në Liverpool dhe se shpreson se do të qëndrojnë në Anfield për shumë vjet të tjera.

Liverpooli u kurorëzua kampion i Anglisë të enjten në mbrëmje, pasi rivali i tij më i afërt, Manchester City, u mposht nga Chelsea në Stamford Bridge, duke i dhënë fund pritjes së gjatë prej 30 vjetëve për titull në ligë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi egjiptian është i lumtur që luajti rol kyc në këtë triumf të shumëpritur për të kuqtë.

“Më pëlqen atmosfera këtu. E dua këtë klub dhe shpresoj se do të qëndroj për shumë vjet. Ky klub dallon nga të tjerët”, tha Salah për BeIN Sports.

Ndërsa, në lidhje me fitimin e titullin në Premierligë, Salah shtoi: “Jam shumë i lumtur. Nuk mund ta përshkruaj ndjesinë e fitimit  të Premierligës pas 30 vjetëve. Mund ta shoh sa të lumtur janë njerëzit dhe kjo ka rëndësi për neve”. /Gazeta Express/