Salah e De Bruyne, dy shënjestrat e radhës së Arabisë Saudite - Gazeta Express
string(60) "salah-e-de-bruyne-dy-shenjestrat-e-radhes-se-arabise-saudite"

Futboll

Gazeta Express

28/02/2024 17:41

Salah e De Bruyne, dy shënjestrat e radhës së Arabisë Saudite

Futboll

Gazeta Express

28/02/2024 17:41

Sirenat nga Arabia Saudite janë gjithmonë e më të forta.

Objektivi i Saudi Pro League është gjithnjë e më i qartë: të transferojë yje të mëdhenj dhe ta ngrisë kualitetin e ligës së tij.

Lexo Edhe:

Janë të shumtë lojtarët e njohur që kanë përfunduar tashmë në ligën saudite, përfshirë këtu edhe Cristiano Ronaldo, Neymar apo edhe Karim Benzema.

Por, në verën e ardhshme klubet nga Arabia Saudite do të mundohen të “peshkojnë” përsëri në Kontinentin e Vjetër.

Objektivi është që t’i transferojnë dy lojtarë të tjerë të mëdhenj që luajnë në Angli.

Sipas mediumit “90 Min”, Kevin De Bruyne e Mohamed Salah mund të përfundojnë shumë shpejt në ndonjërin prej klubeve saudite për ta forcuar edhe më shumë kampionatin arab, përcjell “Gazeta Express”.

Mbetet të zbulohen se cilët do të jenë klubet që do të llogarisin në ta dhe ofertat që do t’ju bëhen Liverpoolit e Manchester Cityt, por mbi të gjitha edhe lojtarëve në fjalë.

Yllit egjiptian dhe atij belg do t’ju skadojë kontrata me klubet respektive në verën e vitit 2025.

Salah është lojtari kryesor i “Reds” dhe i ka zhvilluar 28 ndeshje në këtë edicion për ekipin e Jurgen Kloppit duke i shënuar 19 gola dhe duke i bërë 10 asistime.

Më pak ndeshje nën drejtimin e Pep Guardiolës i ka zhvilluar De Bruyne, i cili e nisi sezonin me një problem fizik.

Futbollisti i “Citizens” në këtë edicion deri tash i ka bërë 12 ndeshje duke i realizuar 2 gola dhe duke i dhuruar 12 asistime ndërkohë. /Gazeta Express/