Sala-Vengu: Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, mision i përbashkët - Gazeta Express
string(65) "sala-vengu-mbrojtja-e-shendetit-te-qytetareve-mision-i-perbashket"

Shqiperi

Gazeta Express

01/11/2025 14:00

Sala-Vengu: Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, mision i përbashkët

Shqiperi

Gazeta Express

01/11/2025 14:00

Strukturat shëndetësore dhe Forcat e Armatosura bashkë në misionin e tyre fisnik, në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve – si themel i sigurisë dhe mirëqenies kombëtare, duke promovuar parandalimin, depistimin e hershëm dhe kujdesin e vazhdueshëm për jetën.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof.Evis Sala dhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilluan një takim sensibilizues me gratë dhe vajzat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut (RKV) në Vaun e  Dejës, me qëllim ndërgjegjësimin për depistimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Ministrja Sala theksoi se Programi Kombëtar i Depistimit të kancerit të Gjirit vazhdon gjatë gjithë vitit dhe apeloi për kontrolle periodike, në mënyrë që të parandalohen sëmundjet e rënda.

“Jemi vërtetë në ditën e fundit të muajit tetor, por Programi Kombëtar i Depistimit për Parandalimin  e Kancerit  të Gjirit  vazhdon gjatë gjithë vitit. Në janar-tetor 2025 janë  kryer rreth 16 000 mamografi, nëpërmjet mamografive stacionare dhe lëvizëse –  një tregues i ndërgjegjësimi që duhet të vijojë gjatë gjithë vitit, pasi parandalimi shpëton jetë. Ndjesi e bukur për mua që si ministre, por mbi të gjitha si mjeke diagnostikuese të jem mes grave e vajzave që mbrojnë vendin dhe jetën”.