Sainz triumfoi në Australi, Verstappen braktisi garën - Gazeta Express
string(52) "sainz-triumfoi-ne-australi-verstappen-braktisi-garen"

Sport

Gazeta Express

24/03/2024 16:37

Sainz triumfoi në Australi, Verstappen braktisi garën

Sport

Gazeta Express

24/03/2024 16:37

“Skuqet” podiumi në Çmimin e Madh të Australisë. Carlos Sainz ia doli të triumfojë në Albert Park, ndërsa fill pas tij e mbylli garën piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc, duke kompletuar kështu një sukses të rëndësishëm të skuadrës italiane.

Natyrisht një garë e kushtëzuar nga tërheqja e Max Verstappen, me pilotin tre herë kampion bote që pati probleme me frenat dhe u detyruar të ndërpresë garën e të kthehet në bokse me Red Bullin e tij.

Lexo Edhe:

Një tërheqje nga gara pas thuajse dy vitesh edhe për Verstappen, teksa përfitoi maksimalisht Sainz, që mori shpejt kryesimin e garës dhe bëri një performancë perfekte, duke marrë një sukses tërësisht të merituar.

Vendi i dytë për Leclerc, duke bërë që për herë ta parë që nga 2022-shi në Bahrein, dy makinat Ferrari të mbyllin garën në krye.

Garë mjaft e mirë edhe për makinat McLaren, me Lando Norris që u ngjit në podium dhe fill pas tij u rendit Oscar Piastri. Në Çmimin e Madh të Australisë nuk mungoi as paniku, me britanikun George Russel që u përplas në mur me Mercedesin e tij.