Saimiri në “Love Story” dyshohet se futi në garë të dashurën nga Gjermania për ta zgjedhur pastaj atë në finale - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

17/01/2021 11:37

Saimiri në “Love Story” dyshohet se futi në garë të dashurën nga Gjermania për ta zgjedhur pastaj atë në finale

Rozë

Gazeta Express

17/01/2021 11:37

Puntata e fundit e “Love Story” të hënën u komentua më shumë se të tjerat, pasi u transmetuan tri takime të Saimirit me vajzat, ku ai i puthi të tria në buzë.

Protagonistet kryesore të kësaj puntate ishin Meri, Generda dhe Flavia. Me të tria vajzat Saimiri realizoi takime romantike, duke mos ngurruar aspak që të tria vajzave t’u dhuronte puthje.

Në fillim me Generdën, pastaj me Flavian dhe në fund me Merin. Sipas komentuesve, Saimiri i ka puthur pothuajse të gjitha vajzat dhe tashmë është shumë e vështirë të kuptojmë se ku është i fokusuar më shumë ai dhe kë do të zgjedhë në fund, apo nuk do të zgjedhë asnjërën?

Por ndërkohë që 33-vjeçari ka krijuar këtë konfuzion, kanë nisur të qarkullojnë thashetheme se në fakt ai në këtë “Reality shoë” ka hyrë me plan.

Kjo, pasi listës së 18 vajzave që hynë në fillim të garë, iu shtua dhe një treshe e re në mes të dhjetorit. Përveç Generdës të ardhur nga Gjermania, në konkurrim u futën edhe Redona e Valentina, kjo e fundit e tërhequr në mënyrë të papritur nga gara.

Sipas thashethemeve që kanë nisur mes vajzave që po garojnë për të fituar Saimirin, në fakt Saimiri po garon për shoë pasi Generda e ardhur nga Gjermania është e dashura e tij reale dhe ai e futi në lojë për të zgjedhur atë si përfundim.

22-vjeçarja Generda Braçe ka lindur në Tiranë, por është larguar nga Shqipëria në moshën 1- vjeçare me familjen e saj drejt Gjermanisë. Profesioni i saj është menaxhere projektesh. Është shumë e lidhur me familjen. Karakterizohet nga siguria dhe besimi që ka në vetvete.

I pëlqen shumë të merret me sport, shkon rregullisht në fitness, por veçon biçikletën. Motoja e jetës së saj është “Jeta nuk gabon, çdo gjë ndodh për një arsye!”.

Ishte pikërisht Generda, të cilën Saimiri zgjodhi ta puthte në dhomën e zhveshjes së një dyqani luksoz, me të cilën u ndje një kimi e pazakontë, së cilës ata ia bashkëngjitën komunikimit në gjuhën gjermane.

Për t’u bërë pjesë e këtij ‘reality dating shoë’, Generda u shpreh se ka lënë Gjermaninë për të gjetur dashurinë në Shqipëri, njësoj si Saimiri. Ajo tregoi se është larguar në Shtutgart që në moshën 1-vjeçare dhe se kjo është hera e parë që kthehet vetëm në Shqipëri, pasi nuk e lidhte asgjë me këtë vend.

“Jam larguar në moshën 1- vjeçare nga Shqipëria dhe kam 20 vjet që jetoj jashtë shtetit. Është hera e parë që kam ardhur në Shqipëri vetëm. Kam ardhur për një mision shumë të rëndësishëm për mua dhe ky mision quhet “Love Story”, ka thënë ajo.

E për ta njohur më tej tipin e saj, Generda ka folur pak edhe për karakterin e saj, duke theksuar se i pëlqejnë shumë sportet, një e përbashkët tjetër më Saimirin: “Sillem sipas situatës, po s’më pëlqeu si sillet njeriu unë i vë direkt kryqin. Më pëlqen shumë të merrem me sport, kam qenë në kurs noti, kurs volejbolli. Kam shumë qejf t’i jap biçikletës, sidomos me familjen të dielave kur është koha e bukur që nuk bie shi”.

Generda theksoi faktin: “S’kam qenë asnjëherë e dashuruar”, që komentuesit e kanë cilësuar një frazë të përdorur me kast, për të mos rënë në sy se mes saj dhe Saimirit, ekziston diçka para, përtej shoë-t dhe pas tij, që do të thotë se ajo do të jetë e zgjedhura e tij.

Edhe pse Saimiri nuk premtoi celebrim për vajzën që do të zgjedhë në fund, ai u shpreh se do ta provonte një herë si do shkonte lidhja pas programit për t’i hedhur hapat me kujdes.