Sulmuesi i krahut, Emir Sahiti, tashmë i ka luajtur tri ndeshje me Hamburgun në Bundesliga 2. Në ndeshjen e fundit, ndaj Fortuna Duesseldorfit, reprezentuesi i Kosovës ishte vetëm në stol. Por Sahiti e di që është në një klub me nam dhe që ka synime të mëdha.
Hamburgu është duke pritur gjatë për kthim në Bundesligë të Gjermanisë.
“Tifozët e futbollit e dinë kush është Hamburgu, çfarë klubi është, çfarë tifozësh i ka dhe çfarë historie të pasur ka. Nuk e ka vendin në Bundesliga 2. I ka të gjitha që u duhen një klubi të elitës. Dhe kjo është detyra jonë këtë edicion, që të luftojmë deri në fund për kthim në Bundesligë. Unë jam lojtar i ri, dua të ndihmoj ekipin dhe klubin që të realizojmë këtë”, ka thënë Sahiti për DW.
Pas xhiros së tetë, Hamburgu është vetëm i pesti. Sahiti u transferua te Hamburgu nga Hajduku i Splitit.
Agjencia Kosovare e Privatizimit (“Agjencia”) i njofton palët e interesuara me Vendimet e Bordit të Drejtorëve, BD 213/10, të...