Saglik: Besoj në ekipin e Kosovës, shpresoj në suksese - Gazeta Express
string(52) "saglik-besoj-ne-ekipin-e-kosoves-shpresoj-ne-suksese"

Saglik: Besoj në ekipin e Kosovës, shpresoj në suksese

Sport

Gazeta Express

08/07/2022 8:25

Kosova U20 është duke i vazhduar përgatitjet për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që do të mbahet në Maqedoninë Veriore, nga 9 deri më 17 korrik.

Vashat e Kosovës janë në grup me Kroacinë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Lexo Edhe:

Përzgjedhësi i Kosovës, Furkan Saglik ka folur për rrjedhën e përgatitjeve.

“Kemi filluar përgatitjet para dy javësh dhe jemi munduar të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Ekipi ka reaguar shumë mirë dhe atmosfera është shumë e mirë në kampin e Kosovës. Kemi filluar me 17 vajza dhe tashmë kemi reduktuar numrin në 12. Me këtë 12she do të shkojmë në Evropian”, ka thënë Saglik për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai ka folur për gjasat e Kosovës në këtë Evropian.

“Unë besoj në këtë ekip. Kemi një ekip më të ri se shtetet tjera në këtë Evropian. Kështu kemi qenë edhe edicionin e kaluar, ku megjithatë arritëm që të mundim vendaset (Maqedoninë Veriore). Do të luftojmë deri në fund që të kemi një ose dy fitore në grup. Kemi punuar shumë dhe për këtë arsye besoj në këtë ekip”, ka shtuar ndër të tjera përzgjedhësi i Kosovës për grupmoshën U20. /Gazeta Express/