Togeri Safet Hoxha është emëruar komandant i ri i Stacionit Policor në Suharekë.
Këtë për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi
Kapiten Afrim Sylaj, i cili më herët mbante këtë pozitë, ishte transferuar javë më parë në Prizren.
Sylaj kishte konfirmuar për Klankosova.tv se tashmë është caktuar zyrtarisht në Qendrën Rajonale Operative të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.