Safet Gjici siguron një tjetër mandat në bashkinë Kukës
Shqiperi
Gazeta Express
15/05/2023 21:39
Në Bashkinë Kukës është konfirmuar për një mandat tjetër kandidati i PS, Safet Gjici. Në këtë garë ai u përball me Admir Sinamatit të ‘Bashkë Fitojmë’ edhe Abedin Oruçi i PEISH.
Në Bashkinë e Tropojës ishte surpriza e madhe. Kandidati socialist Rexhë Byberi mori fitoren me 51.25% të votave ndërkohë që rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ Besnik Fushaj mori 48.75%.
Në Bashkinë e Hasit është kandidati i Bashkë Fitojmë Miftar Dauti që mori fitoren me 55.89% të votave përballë kandidatit socialist Beqir Mulaj, i cili ka mori 44.11% të votave.