Sadio Mane e shfaq humanizmin e tij, rikthehet në atdhe, luan futboll dhe i ndihmon njerëzit e tij - Gazeta Express
string(96) "sadio-mane-e-shfaq-humanizmin-e-tij-rikthehet-ne-atdhe-luan-futboll-dhe-i-ndihmon-njerezit-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

16/06/2022 10:19

Sadio Mane e shfaq humanizmin e tij, rikthehet në atdhe, luan futboll dhe i ndihmon njerëzit e tij

Futboll

Gazeta Express

16/06/2022 10:19

Sadio Mane njihet si njëri prej futbollistëve më të thjeshtë në botë.

Përkundër faktit se në xhirollogaritë e tij i ka milionat, futbollisti afrikan nuk ka ndryshuar asnjëherë.

Së fundmi, sulmuesi në largim i Liverpoolit u rikthye në fshatin e tij, Bambali, shkruan “Gazeta Express”.

Ai e shfrytëzoi rastin për ta zhvilluar edhe një ndeshje futbolli me shokët e fëmijërisë, në një fushë me baltë ku binte shi i rrëmbyeshëm.

29 vjeçari ndërkohë ka premtuar se do ta ndihmojë vendin e tij.

Ai do të kontribuojë në ndërtimin e një antene energjetike me akses në rrjetin 4G dhe do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimeve spitalore në shërbim të grave senegaleze.

Mane ka treguar se është një njëri i madh, i cili nuk i harron kurrë rrënjët e tij.

Ai pritet të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere dhe me gjasë do të transferohet në Bayern Munich. /Gazeta Express/