Sadiku për buxhetin: 4 ministritë e reja s’ekzistojnë financiarisht, tallje me kuvendin - Shteti nuk ndërtohet me improvizim - Gazeta Express
string(119) "sadiku-per-buxhetin-4-ministrite-e-reja-sekzistojne-financiarisht-tallje-me-kuvendin-shteti-nuk-ndertohet-me-improvizim"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 21:43

Sadiku për buxhetin: 4 ministritë e reja s’ekzistojnë financiarisht, tallje me kuvendin – Shteti nuk ndërtohet me improvizim

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 21:43

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar lidhur me çështjen e buxhetit, duke thënë se katër ministritë e reja të formuara nuk ‘’ekzistojnë financiarisht’’.

Sadiku ka thënë se dokumenti i buxhtetit prej ‘’723’’ faqesh, është sjell 3 orë para seancës, duke e cilësuar këtë si diçka që ‘’nuk është serioze’’.

‘’ Shteti nuk ndërtohet me improvizim. Buxheti nuk është story në Instagram që editohet në minutë të fundit’’, ka shkruar ai mes tjerash ai, përcjell Express.

Postimi:

Kur je deputet në Kosovë, nganjëherë mendon që je pjesë e një shteti.

Pastaj vjen realiteti.

Pardje u formua qeveria. Me ceremoni. Me 4 ministri të reja. Me fjalime për reforma, modernizim, efikasitet.

Sot?

Na sjellin një buxhet ku këto ministri … nuk ekzistojnë financiarisht.

Zero euro. ZERO

723 faqe dokument.

3 orë para seancës.

Mesazhi: “Votone.”

Kjo nuk është seriozitet.

Kjo është tallje me Parlamentin.

Ministria e Digjitalizimi?

Hiç. Asnjë cent.

Zero prioritet. Zero vizion.

Por mos u brengosni, kanë gjetur zgjidhje “inovative”.

Një nen ku Ministri i Financave mund të alokojë buxhet “sipas vlerësimit të tij”.

Pra, nuk planifikojmë.

Nuk debatojmë.

Thjesht i japim një njeriu lapsin dhe i themi: “Bëje si ta merr mendja.”

Ky është standardi i qeverisjes Kurti?

Ministri si bankomat politik?

Shteti nuk ndërtohet me improvizim.

Buxheti nuk është story në Instagram që editohet në minutë të fundit.

Amatera.

Advertisement
Advertisement
Advertisement