Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka thënë se nëse ka bisedime për Presidentin, LDK-ja do ta ketë propozimin e vet.
Ai tha se LDK vazhdimisht e ka thënë këtë, që pranon të bisedojë – por me propozimin e tyre.
“Nëse ka bisedime, ne vijmë me propozimin tonë për president. Çdo negociatë politike ka zgjidhje nëse ka pozitivistët. Këtë prej fillimit e ka thënë LDK”, ka thënë ai. /Gazeta Express