Sabri Kiçmari e quan kreativitet shtimin e numrit të ministrive në 14-të - Gazeta Express
string(72) "sabri-kicmari-e-quan-kreativitet-shtimin-e-numrit-te-ministrive-ne-14-te"

Sabri Kiçmari e quan kreativitet shtimin e numrit të ministrive në 14-të

Gazeta Express

14/01/2020 17:34

Sabri Kiçmari nga Vetëvendosje, i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka folur edhe për ofertën e fundit që VV i ka bërë LDK-së për bashkëqeverisje e ku është përmendur shtimi i numrit të ministrive, raporton Gazeta Express.

Profesori universitar, thotë se ky ndryshim ka qenë i nevojshëm që t’i afrohen zgjidhjes.

Lexo Edhe:

‘’Në situatën kur ka bllokim, atëherë lejohet të ketë kreativitet. Ky premtim ka qenë i drejtë dhe i bazuar. Është menduar që të bëhen reduktime të numrit të ministrive. Nuk e vlerësoj gabim fatal nëse bëhet ndryshim për dy ministri’’, ka deklaruar Kiçmari.

Anëtari i Vetëvendosjes ia ka kujtuar LDK-së se janë partia e dytë, e jo e para.

‘’Te LDK-ja, një pjesë e kuadrit ishin të përgatitur se do të dalin partia e parë. Dhe si duket e kanë të vështirë të mësohen se janë partia e dytë dhe jo e parë. Të dy partitë politike do të duhet të fokusohen në interes nacional. Kam përshtypjen se kuadrot racionale në dy partitë do të gjejnë një zgjidhje’’, ka thënë Kiçmari.

Kiçmari ka siguruar se Kurti është i gatshëm t’i prijë qeverisë, duke komentuar deklaratat e kundërshtarëve politikë të Kurtit, që janë shprehur se Kurti po i frikësohet qeverisjes./GazetaExpress/