Sabri Fejzullahu feston sot ditëlindjen - Gazeta Express
string(39) "sabri-fejzullahu-feston-sot-ditelindjen"

Rozë

Gazeta Express

16/09/2025 8:26

Sabri Fejzullahu feston sot ditëlindjen

Rozë

Gazeta Express

16/09/2025 8:26

Legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu, ditën e sotme feston ditëlindjen.

Ai mbush plotë 78 vjet jete.

Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë.

 Ka fituar 18 “Okarina të Arta” në “Akordet e Kosovës”, ka incizuar mëse 800 këngë, ka marrë pjesë në shumë festivale dhe ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit. Ka bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit.