Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka publikuar disa produkte të cilave iu duhen deri në 800 vjet për t’u dekompozuar, raporton Express
Në mesin e produkteve të cilave iu duhen shumë vite për dekompozim, janë edhe pakoja e qumështit, cigarja, shishja e plastikës e qeset e çipsave.
Një cigareje i duhen 10 deri në 12 vjet për t’u dekompozuar. Një shisheje të plastikës i duhen deri në 450 vite për dekompozim.
Bateritë nuk dekompozohen deri në 100 vite, derisa pelenave e iu duhen deri në 450 vjet për dekompozim.
Sipas produkteve të publikuara nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, vatave higjienike iu duhen nga 500 deri në 800 vite për t’u dekompozuar./Express/