“Sa t’jem gjallë, do fle jashtë!” Rrëfimi i shqiptarit që përcolli 6 viktima prej tërmetit - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

06/12/2019 23:05

“Sa t’jem gjallë, do fle jashtë!” Rrëfimi i shqiptarit që përcolli 6 viktima prej tërmetit

Ballina

Gazeta Express

06/12/2019 23:05

Mbi 6 familjarë ka humbur në Thumanë ditën kur tërmeti goditi Shqipërinë.

Sadri Cakoni ka rrëfyer për emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” mbi dhimbjen e pamatë që po kalon, jo vetëm ai por të gjithë pjesëtarët e fisit. Sadriu thotë i përlotur se me laps i ka numëruar të vdekurit dhe se sa të ketë jetë do të flejë jashtë.

“Unë quhem Sadri Cakoni, kam humbur në tërmet shumë njerëz, një familje e humba komplet, u shua u mbyll një familje.

Nuk mbushem dot me frymë, atje humba motrën me dy djemtë. Me vajzë me nusen, më ka ngel një dhëndër e kanë nisur jashtë për në Itali, humba vëllain dhe vajzën e vëllait, nusja e vëllait është në spital. I hodha vëllait dy grushte dhe u largova për të çuar kufomën e nuses së nipit në Korçë, të Stelës. Kam udhëtuar gjithë natën për të futur nën dhe edhe katër të tjerë se ne jemi rreth miqësie dhe ishin dhe shtatë apo tetë arkmorte të tjerë kisha edhe kushërinjtë që ndërruan jetë. Ky tërmet na fundosi komplet, e çfarë e duam jetën. Familja ime është Cara dhe Cakoni.

Shtëpia ka gratë brenda, njerëzit që po vijnë po na mbajnë pak me kurajo. Na kanë vizituar shumë edhe shqiptarë të Kosovës, janë vëllezërit tanë. Unë nuk jam i mësuar me të tilla tragjedira, jam i fundosur komplet. Mbrëmë na erdhën njerëz nga Maqedonia e Veriut. Unë fle përjashta, nuk futem brenda më, sa të kem jetën. Sa herë binte tërmet ata vinin këtu në këtë shtëpi, atë natë nuk kishin lëvizur, por në i gjetëm kufomat të veshur për të dalë, ishin përgatitur, për të dalë.

Sadriu tha se në mendje i rri një gjë, sesi do të strehojë pjesëtarët e tjerë të familjes, që fatmirësisht jetojnë.

Rri e mendoj them si jetoj kështu, ne e mbajmë veten të mpirë me ilaçe, unë kam parë tragjedi me sytë e mi, ishte tmerr. Kam shkuar vetë tek morgu. Unë këtu i kërkoj njerëzit e mi, më mungojnë shumë, më mungon shpirti, më mungon zemra”.