Sa të rrezikuar janë duhanpirësit nga koronavirusi? Flasin Ekspertët - Gazeta Express

Sa të rrezikuar janë duhanpirësit nga koronavirusi? Flasin Ekspertët

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2020 18:10

Duhanpirësit përballen me një rrezik më të lartë, për të pësuar komplikacione të rënda nga koronavirusi, thuhet në një studim.

Akademikët kinezë, gjatë vëzhgimit të tyre, zbuluan se një e katërta e pacientëve të infektuar me COVID-19, që ndodheshin në gjendje të rëndë shëndetësore ose humbën jetën, ishin duhanpirës

Nga krahu tjetër, vetëm 11 përqind i pacientëve me simptoma të buta, si kollë apo ethe ishin duhanpirës. Në një tjetër studim, të kryer nga ekspertët në Wuhan- vendi i origjinës së kësaj pandemie- gjithashtu evidentuan se duhanpirësit janë më të rrezikuar, për të shfaqur komplikacione të rënda të infeksionit.

Sakaq, Rregullatori Shëndetësor i Bashkimit Evropian, vendosi që pirja e duhanit mund t’i bëjë njerëzit më të ndjeshëm ndaj komplikimeve serioze, sidomos nga një infeksion kaq i rrezikshëm, siç është virusi korona.

Megjithatë, ekspertët pretendojnë se të dhënat e gjetura deri më tani bazohen kryesisht në supozime dhe janë ende duke kryer kërkime që të pasqyrojnë një gjykim më të plotë, për të sqaruar këtë rrezik.

Pirja e duhanit, një zakon vrasës , i njohur botërisht për shkaktimin e kancerit, dëmton shëndetin e mushkërive dhe rrit rrezikun e infeksioneve të tjera të frymëmarrjes, siç mund të jetë gripi.

Ndërkaq, një tjetër studim i kryer nga studiuesit në Spitalin “Zhongnan” të Universitetit në Ëuhan, dolën në përfundimi se vetëm 1.4 përqind e 140 pacientëve të shtruar në spital, ishin duhanpirës. Nga nëntë pacientët e klasifikuar si duhanpirës, tre shfaqnin simptoma jo të rënda. Ndërsa gjashtë të tjerët u klasifikuan se kishin simptoma të rënda. Në ditarin e studiuesve shkruhej:

“Marrëdhënia midis pirjes së duhanit dhe koronavirusit është ende e paqartë. Shkaqet themelore të sakta të incidencës më të ulët të COVID-19 tek duhanpirësit aktualë janë ende të panjohura”.

Ndërkohë nga krahu tjetër, Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, (ECDC) përfshiu duhanpirësit në mesin e pacientëve potencialisht më të prekur nga koronavirusi i ri. Megjithatë shkencëtarët pranuan se të dhënat që janë në dispozicion janë ende të kufizuara.

“Referuar raporteve që na vijnë nga Kina, duhanpirësit duket se janë shumë të përfaqësuar në grupet e njerëzve që janë të infektuar me virusin, të cilët paraqesin simpotma ose të buta ose të forta. Këto vëzhgime për sëmundje më të rënda te duhanpirësit dhe njerëzit që nuk janë duhanpirës duket se paralelizon me atë që shihet tek viruset e frymëmarrjes. Ne e dimë që thithja e duhanit të djegshëm, të çfarëdo lloji, duket se shoqërohet me sëmundje më të rënda nga viruset e frymëmarrjes”, u shpreh Prof. Taylor Hays.

Sakaq, përpos të gjithave është një e vërtetë e hidhur tashmë që koronavirusi po merr shumë jetë njerëzish. Ekspertët sugjerojnë që të qëndroni në shtëpi, të mbani një dinstancim social si dhe të lani sa më shpesh duart. Rikujtojmë që deri më tani si pasojë e pandemisë globale kanë humbur jetën 22,309 persona ndërsa 499,125 të tjerë janë shpallur të infektuar./t.ch