Sa të lumtur! Ben dhe Jennifer Affleck s’dinë së ndaluri përqafimet në muajin e mjaltit - Gazeta Express
string(85) "sa-te-lumtur-ben-dhe-jennifer-affleck-sdine-se-ndaluri-perqafimet-ne-muajin-e-mjaltit"

Sa të lumtur! Ben dhe Jennifer Affleck s’dinë së ndaluri përqafimet në muajin e mjaltit

Yjet

Gazeta Express

22/07/2022 22:45

Takohuni me Benin, paparazin. Të porsa martuarit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk i kanë ndalur puthjet dhe përqafimet në një ulëse të një parku gjatë muajit të tyre të mjaltit në Paris teksa ai ka bërë foto të nuses së tij e cila ka shkëlqyer

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk i kanë fshehur ndjenjat që kanë për njëri tjetrin teksa kanë bërë puthje të nxehta në buzë pranë pallatit Elise gjatë muajit të tyre të mjaltit në Paris të premten.

Lexo Edhe:

Këngëtarja (52) dhe aktori (49), nuk kanë ditur që të heqin duart nga njëri tjetri teksa ata kanë ndarë puthje dhe janë përqafuar teksa kanë marrë pak diell në një ulëse parku.

Ben ka dëshmuar që është një burrë tepër i përkushtuar pasi që ai është parë duke i bërë foto të bukura gruas së tij Jennifer gjatë kësaj dalje në kryeqytetin francez.

Të enjten, të porsa martuarit ishin parë para një ekrani e ku ishin të bashkuar kurse darkonin bashkë me fëmijët e Benit në darkë.

Ben dhe Jennifer janë duke ja kaluar mirë në këtë muaj mjalti, ku atyre i janë bashkuar fëmijët e Benit, Violeta dhe Serafina – të cilat ai i ka nga martesa e tij me aktoren Jennifer Garner.

Të shtunën e kaluar, Ben dhe Jennifer u kurorëzuan në një martesë surprizë në Las Vegas, ku fëmijët e tyre ishin në këtë ngjarje. /GazetaExpress/