Emri i Vedat Muriqit është më i përfoluri në ditët e fundit, sidomos që nga dita e martë, kur kombëtarja e Kosovës luajti me kombëtaren e Turqisë.
“Dardanët” u mposhtën nga turqit, me shifrat prej 1-0, në ndeshjen e luajtur në “Fadil Vokrri”.
Pas ndeshjes, Muriqi, i cili ishte kapiten i Kosovës atë natë, në mungesë të Amir Rrahmanit, nuk mund t’i ndalë lotët, duke shkuar te stoli i kombëtares e duke qajtur me dënesë.
Por, ditën tjetër, ai u kritikua dhe u ofendua rëndë nga një person në një emision në një nga televizionet kosovare.
Ky i fundit i tha Muriqit “gjysmë-turk” dhe e akuzoi se me qëllim nuk luajti mirë ndaj Turqisë. Madje, ai shkoi edhe më keq, duke thënë se Muriqi me familjen e tij flet vetëm turqisht dhe jo shqip.
Kjo shkaktoi një reagim të Muriqit, i cili komentoi në atë video të postuar nga televizioni.
Megjithatë, Muriqi njihet për dashurinë që ka ndaj Kosovës gjithnjë.
Këtë e kishte shprehur edhe në grumbullimet e para me Kosovën, me të cilën debutoi në vitin 2016.
@userrr128482 Ahh bre vedat #muriqi #albanian #kosova #wk #🇦🇱🇽🇰 ♬ origineel geluid – 𝗦𝗖𝗘𝗡𝗘
Në një video të ripublikuar së fundmi në rrjetet sociale, shihet Muriqi në një grumbullim të mëparshëm të Kosovës, duke vallëzuar e kënduar, tejet i lumtur.
Mbi të gjitha, Muriqi është top-golashënuesi i kombëtares së Kosovës, me 32 gola./GazetaExpress/