Sa shpenzuan partitë gjatë tremujorit prill-qershor - KQZ publikon të dhënat - Gazeta Express
string(74) "sa-shpenzuan-partite-gjate-tremujorit-prill-qershor-kqz-publikon-te-dhenat"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 12:07

Sa shpenzuan partitë gjatë tremujorit prill-qershor – KQZ publikon të dhënat

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 12:07

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shpenzimet e partive politike parlamentare gjatë tremujorit prill-qershor 2025.

KQZ tha se këtë raport e publikoi me qëllim “të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (prill – qershor 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

Raportet tremujore, që përfshijnë periudhën prill – qershor 2025, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet Financiare Tremujore, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/

Më poshtë tabelat me shpenzimet e partive: