“Kurse për pjesën që është muzikante, për tekstet që ka bërë aty e meriton 10, po nuk mendoj se është…”
Xheneta Fetahu ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Mos i bjer me top” me Erjola Doçin dhe Ronaldo Sharkën. Ajo ka folur rreth fëmijërisë së saj, ka treguar se çfarë po ndodh me të tani që është bërë personazh i njohur si dhe ka komentuar Gjestin.
Por jo vetëm kaq, pasi në një moment asaj i shfaqën disa fotografi të disa prej ish-banorëve të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania” dhe ajo do i komentonte sikur të ishte pjesë e jurisë së “She’s on top”.
Pjesë nga biseda:
Supozo sikur je në jurinë e ‘She’s on top’ dhe më thuaj 2-3 fjalë për secilën ose një notë.
Do flasim përsa i përket stilit?
Nëse do të ishin konkurrente të ‘She’s on top’. Çfarë note i vendos ti Mikit?
8, më pëlqen stili i saj dhe është fotozhenike se e kam edhe në “Instagram” dhe e shoh shpesh.
Rizarta?
Rizarta është shumë e ëmbël, më duket vajzë shumë e sinqertë dhe e pafajshme. Mendoj se do ishte mirë, do i jepja 7.
Valbona Mhilli, si konkurrente të ‘She’s on top’?
5
Nuk kemi ngelë asnjë në klasë deri tani, Amber?
6
Danja Koka?
8
Egli Tako?
Nuk di, se nuk e ka as profesionin për modele. Po e krahasoj njësoj si Valbonën, 5. Kurse për pjesën që është muzikante, për tekstet që ka bërë aty e meriton 10, po nuk mendoj se është për ‘She’s on top’.