Të konsumuarit e shpeshtë i alkoolit mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e goditjes cerebrale hemorragjike në të 60-tat e hershme, sipas një studimi të fundit nga Harvard.
Shkencëtarët vëzhguan një rritje të mistershme të goditjeve në tru tek persona të moshës së mesme, të shëndetshëm më parë, dhe zbuluan se pirja e rëndë e alkoolit mund të jetë një faktor i rëndësishëm.
Çfarë do të thotë “pirje e rëndë”?
Tre ose më shumë pije alkoolike në ditë
Një pije përllogaritet si një pint birre ose një gotë vere 175 ml
Në studim u përfshinë 1,600 pacientë me hemorragji cerebrale, me mesatare moshe 75 vjeç. Rezultatet treguan:
Personat që pinin shumë alkool përjetuan goditje truri 11 vjet më herët, rreth 64 vjeç, krahasuar me 75 vjeç për jo-pirësit.
Goditjet e tyre ishin 70% më të mëdha dhe më të rënda.
Rreziku për hemorragji të thella dhe sëmundje të vogla të enëve cerebrale ishte dukshëm më i lartë.
Pirësit e rëndë kishin tre herë më shumë gjasa për të pasur dëme të rënda të substancës së bardhë të trurit, të lidhura me presion të lartë dhe humbje të kujtesës.
Përse është shqetësuese kjo?
Dëmtimi i enëve të vogla të trurit mund të çojë në demencë vaskulare dhe sëmundjen Alzheimer.
Hemorragjia cerebrale është lloji më vdekjeprurës i goditjes në tru, dhe dëmtimet e substancës së bardhë rrisin rrezikun e komplikacioneve afatgjata.
Rekomandimet e ekspertëve
Dr Edip Gurol, neurolog në Harvard dhe drejtues i studimit, tha:
“Reducimi i konsumit të alkoolit mund të ulë jo vetëm rrezikun për hemorragji cerebrale, por gjithashtu të ngadalësojë përparimin e dëmtimeve kronike të enëve të trurit. Ndryshimet në stilin e jetës, si ndalimi i alkoolit, duhet të jenë pjesë e strategjive parandaluese, veçanërisht për personat me rrezik të lartë.”
Ekspertët theksojnë se nuk ka sasi “të sigurt” alkooli kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit dhe parandalimin e demencës. Edhe nivelet mesatare të konsumit mund të rrisin rrezikun.
Të dhënat për Britaninë
Goditjet në tru prekin më shumë se 100,000 persona në vit, një goditje çdo pesë minuta.
38,000 jetë humbasin çdo vit, duke e bërë goditjen e katërt shkaktarin më të madh të vdekjes dhe një prej shkaqeve kryesore të paaftësisë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se alkooli shkakton tre milion vdekje globalisht çdo vit.
Këshilla e përgjithshme:
Maksimumi i rekomanduar nga NHS: 14 njësi alkool në javë (rreth 6 gota vere ose 6 shishe birre).
Shmangni pirjen e rëndë për të ruajtur zemrën dhe trurin. /GazetaExpress/