Juventus mund të kursejë plot 15 milionë euro nëse Thiago Motta merr drejtimin si trajner i ri i Bayer Leverkusen.
Motta është përfolur si një nga kandidatët që klubi gjerman po shqyrton për të zëvendësuar ish-trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag, i cili u shkarkua vetëm pas dy ndeshjeve në krye të skuadrës.
Sipas asaj që ka publikuar TuttoMercatoWeb, kontrata e Mottas me Juventusin është e vlefshme deri në vitin 2027 dhe, nëse ai bashkohet me Leverkusen, “Zonja e Vjetër” nuk do t’i paguante më 15 milionët e mbetura nga marrëveshja.
Megjithatë, Tuttosport raporton se Motta nuk është i bindur për punën te Leverkusen, apo ndonjë tjetër momentalisht. Thuhet se trajneri dëshiron të marrë një vit pushim dhe nuk dëshiron të angazhohet me një projekt si ai i klubit gjerman, i cili ka humbur shumë terren muajt e fundit pas largimit të trajnerit Xabi Alonso drejt Real Madridit dhe shitjes së yjeve si Florian Wirtz e Jeremie Frimpong.
Duke qenë se ende merr pagë nga Juventusi, Motta nuk ka nevojë të nxitojë për të marrë një detyrë të re, por drejtuesit e klubit torinez shpresojnë që ai të bindet dhe të marrë një ekip tjetër për të lehtësuar barrën financiare të klubit./GazetaExpress/