Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të shkëlqejë në Arabinë Saudite. Klubi Al-Nassr ka konfirmuar zyrtarisht se superylli portugez ka nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare, duke e zgjatur qëndrimin e tij me skuadrën deri pas moshës 42-vjeçare.
Rinovimi nuk është vetëm sportiv, por edhe financiarisht historik. Sipas njoftimit nga klubi dhe raportimeve të mëhershme të “Marca”-s, Ronaldo do të përfitojë një pagë vjetore që kap shifrën e jashtëzakonshme prej 185 milionë euro.
Kjo pagë përkthehet në:
Kontrata e re konfirmon statusin e Ronaldos si një nga sportistët më të paguar në histori, ndërsa angazhimi i tij në Ligën Pro të Arabisë Saudite vazhdon të rrisë vëmendjen ndërkombëtare ndaj kampionatit.