Sa orë flinte Napoelon Bonaparti? Këto janë disa fakte interesante rreth gjumit - Gazeta Express
string(78) "sa-ore-flinte-napoelon-bonaparti-keto-jane-disa-fakte-interesante-rreth-gjumit"

Gazeta Express

15/10/2020 23:01

Sa orë flinte Napoelon Bonaparti? Këto janë disa fakte interesante rreth gjumit

Gazeta Express

15/10/2020 23:01

Ne kemi nevojë çdo natë që të shtrihemi në shtrat për të fjetur për disa orë, të cilat ndikojnë në rritjen e energjisë gjatë ditës. Ja disa nga faktet interesante rreth gjumit:

1. Njeriu një të tretën e jetës e kalon duke fjetur

Lexo Edhe:

2. Pa ushqim mund të jetosh deri në tre javë, por nëse kalojnë 11 ditë pa gjumë, njeriu do të flejë për të mos u zgjuar më asnjëherë.

3. Rreth 50 % e popullsisë fle më pak se shtatë orë në ditë, prandajdhe për këtë arsye  mungesa e gjumit është shndërruar në problem shoqërorqë sjell jo vetëm shqetësime në të menduar, por edhe sëmundje të rënda kronike.

4. Rreth 35% e grave në menopauzë kalojnë periudha pagjumësie, që në disa raste janë shumë serioze.

5. 10 – 26% të njerëzve vuajnë prej pagjumësisë kalimtare, 7 – 20% të njerëzve vuajnë prej pagjumësisë kronike.

6. Disa nga liderët më të mëdhenj të botës, nga Napoleon Bonaparti, Klintoni, Çurçilli apo Teçeri, thuhet se flinin maksimumi 6 orë në 24. Një tjetër personalitet ka qenë Leonardo da Vinçi, i cili nuk flinte kurrë më shumë se pesë orë në ditë.

7. Rekordi i gjumit më të gjatë është 18 ditë, 21 orë, dhe 40 minuta. Pas arritjes se rekordit, mbajtësi i tij ka patur halucinacione, paranoja, humbje të memories dhe të përqendrimit