Nuk dihet saktësisht se sa do të zgjasë mbyllja e qeverisë amerikane pasi situata do të zgjidhet vetëm pasi Kongresi të miratojë një projektligj për shpenzime.
Kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur një mbyllje e tillë.
Më e gjata në historinë amerikane zgjati 35 ditë dhe ndodhi gjatë mandatit të parë të Trump në detyrë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Në të kaluarën, mbylljet kanë qenë të ndryshme në kohëzgjatje:
Mbyllja e dytë më e gjatë ishte në dhjetor 1995 – zgjati 21 ditë
Gjatë presidencës së Barack Obamës, një mbyllje zgjati 16 ditë
Midis viteve 1982 dhe 1987, katër mbyllje qeveritare zgjatën vetëm një ditë secila
Nën ish-presidentin Bill Clinton, një mbyllje federale zgjati 5 ditë
Qeveria amerikane u mbyll në mesnatë pasi ligjvënësit dhe presidenti amerikan, Donald Trump, dështuan të arrinin një marrëveshje për shpenzimet gjatë bisedimeve të tensionuara që u kushtëzuan nga kërkesat e demokratëve që të financohet kujdesi shëndetësor.