Në Lavjerr’s Culture Cafe, hapet për herë të parë ekspozita e Remzije Llogës, më 10 tetor, titulluar “Sa mund të lakohemi para se të thyhemi.”
Pikturat e Remzije Llogës shfaqin trupat në gjendje të thyeshme, të cënueshme dhe embrionale, gjë që korrespondon me teorinë se kur jemi në dhimbje regresojmë në fëmijeri dhe në gjendjen pri-mordiale në menyrën se si i përjetojmë dhe procesojmë emocionet.
Ekspozita eksploron figurën njerëzore dhe dimensionet emocionale estetike por edhe mendimin konceptual mbi përvojën njerëzore, identitetin dhe vetë ekzistencën. Duke përdorur figurën që nga forma embrionale, ajo provokon reflektime të thella mbi fillimin e jetës dhe natyrën enigmatike të ekzistencës.
Koktej fillon në orën 19:00 dhe shoqërohet me muzikë nga ‘By The Stars’